Pesë lojtarë dhe trajneri i ekipit të Këlcyrës janë shoqëruar në komisarit pas denoncimit të arbitrit për dhunë në ndeshjen e sotme. Gjyqtari Albi Paço nga Fieri ka bërë kallëzim pas dhunës që ushtruan lojtarët e ekipit të Këlcyrës, ndërsa shkak u bë një penallti në favor të skuadrës së Përmetit.
Trajneri i Përmetit Robert Spahiu në një prononcim për Report Tv është shprehur se gjyqtari i ka denoncuar për të mbyllur ryshfetin që ka marrë për të përcaktuar ndeshjen. “Gjyqtari i takimit ka marrë ryshfet dhe për ta mbuluar ka denoncuar në polici. Me djersën tonë ai nuk tallet dot” deklaroi Robert Spahiu. Aktualisht lojtarët dhe trajneri po mbahen në komisariat deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në komisariat ndodhet edhe vëzhguesi i FSHF. Ndeshja e futbollit midis skuadrës së Përmetit dhe Këlcyrës është ndërprerë në minutën e 82 për shkak të dhunës.
Dhënia e penalltisë nga arbitri në favor të skuadrës së Përmetit ka indinjuar ekipin e Këlcyrës duke e grushtuar. Kjo ka shkaktuar kaos për disa minuta deri sa ndërhyri policia për të qetësuar situatën, ndërsa ndeshja u ndërpre.