Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy vëllezërit nga Shëngjini, të cilet tre ditë me pare dhunuan dhe goditen me sende të forta dy efektivë të Policisë Bashkiake të Lezhës.
Ne seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë dhe vendosi të lërë ne burg pa afat shtetasit me iniciale A.LL 22-vjeç dhe A.LL 26-vjeç.
Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake në Shëngjin.
Punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij, 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta.
Mbi dy vëllezërit rëndon akuza “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.