Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia ne Gjirokaster për dhunë në familje. Steljo Rizvo, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes M.R, 67 vjeçe dhe të atit V.R, 47 vjeç në banesën e tyre.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërkohë në Korçë u arrestua shtetasi P.V, 17 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën “Dhuna në familje”.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës duke ushtruar në mënyrë të përsëritur, dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij shtetases M.M, 32 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Artikulli paraprakKAPEN NË KAPSHTICË, 12 KLANDESTINË NGA IRANI DHE SIRIA
Artikulli tjetërNË BRITANI TRE DEPUTETË SHPËTOJNË GRUAN SHQIPTARE