Dhunuesi i grave,rrezikon 10 vite burg

I fiksuar pas dhunës dhe përndjekjes ndaj grave. I tillë mund të përkufizohet Gers Gjini, i cili në mënyrë të përsëritur është pas hekurave dhe në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës. Kësaj radhe për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhune dhe përndjekjes. Sipas prokurorisë, Gjini ka kanosur me një pistoletë një të njohurën e tij dhe ka kryer më të marrëdhënie seksuale me dhunë nën kërcënimin e armës. Por nuk ka mjaftuar me kaq. Ndaj të dëmtuarës ai ka konsumuar edhe veprën penale të përndjekjes, pasi nuk mund të pranonte faktin që ajo e refuzonte. Por, ashtu si edhe në rastet e mëparshme, fundi i këtyre veprimeve ka qenë i njëjtë, pas hekurave. Tre vite më parë,Gjini ka tentuar të shtypë me makinë në oborrin e gjykatës ish-bashkëshorten shtatzënë, e cila e kishte denoncuar për dhunë dhe kishte marrë urdhër mbrojtje. Por edhe pse i dënuar për dhunën e ushtruar duket se Gjini nuk heq dorë nga dhuna ndaj grave dhe kësaj radhe me krimin që ka kryer, marrëdhënie seksuale më dhunë dhe përndjekje, si dhe me të kaluarën e tij, rrezikon një dënim shembullor që shkon deri në 10 vite burgim.

Artikulli paraprakZJARRI NË LONDËR, AMBASADORI QIRKO: S’KA SHQIPTARË TË LËNDUAR
Artikulli tjetërTAKIM I JASHTËZAKONSHËM ME PRESIDENTIN DONALD TRUMP