Pronarja e kopështit “Diren”, Anjeza Shabani, e cila muaj më parë u arrestua për dhunë ndaj fëmijëve ka shkuar sërisht në Gjykatën e Tiranës.
Këtë herë më kërkesë të saj Shabani ka kërkuar gjykim të shkurtuar, pas kërkesës gjykata vendosi që ta shqyrtojë në seancën tjetër, pasi po pret njëheresh konkluzionet e padisë të prokurorisë. Administratorja e kopshtit privat, Shabani u arrestua në qershor të këtij viti pas video-skandalit të publikuar në media nga emisioni STOP, ku ajo dhunonte fëmijët në kopështin e saj në mënyrë të përsëritur.