Nisma “Dhuro Dashuri” ne bashkepunim me shoqaten “Perpjekje” dhuruan kete te Shtune ndihma ndaj familjeve ne nevoje ne Njesine Administrative Postribe dhe Malesi e Madhe.

40 familje ne keto dy zona u ndihmuan me rreth 2 ton ushqime dhe batanije. Koordinatori i nismes “Dhuro Dashuri” Leonard Agolli, dhe perfaqesuesi i shoqate “Perpjekje” Gazjon Rusi, premtuan per te tjera ndihma ndaj ketyre familjeve dhe dhane apelin e tyre per sa me shume vemendje ndaj kesaj shtrese te shoqerise. Ndersa, dy nga familjet qe perfituan nga keto ndihma falenderuan organizatoret. Ndihmat u perqendruan ne familjet me ne nevoje ne fshatrat e Njesise Administrative Postribe, ndersa me pas ishte rradha e disa familjeve ne Malesi te Madhe.

Artikulli paraprakELIS BAKAJ FUTBOLLIST I VLLAZNISË
Artikulli tjetërCUNGU: ME KUKËSIN NJË HUMBJE E HIDHUR