Dhurimi i gjakut është një veprim shumë i rëndësishëm në jetën tonë.Në Shkodër organizohet shpesheherë fushata sensibilizuese si nga ana e Drejtorisë së Shëndetit Publik ashtu edhe nga Kryqi i Kuq.

Sipas Koordinatores së Kryqit të Kuq dega Shkodër vera Gjinaj nevoja për gjak është e madhe. Sipas saj nga viti në vit ka një rritje përsa i përket dhuruesve.

Nevoja për gjak bëhet akoma më e madhe gjatë sezonit të verës atëherë kur edhe aksidentet janë të shumta në numër

Njerëzit nuk mund të prodhojnë gjak artificialisht, prandaj e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetët e miliona njerëzve është humaniteti i pastër.

Çdo ditë, dikush ka nevojë për gjak, dhe kjo është arsyeja pse ky akt human për dikë është një çështje e jetës apo vdekjes.

Në ditën e dhurimit të gjakut, duhet që dhuruesit të sigurohen duke pirë shumë lëngje për ta shmangur dehidratimin.

 

Artikulli paraprakTENTON TË KALOJË KLANDESTINË ARRESTOHET 41-VJEÇARI NGA SHKODRA
Artikulli tjetërSHËNDETËSI APO MESJETË!