Pasquale di Bello, ish kryetari i dhomes se tregtisë dhe industrisë në Itali, i njohur për lidhjet dhe drejtimin e biznesit ne Itali, ka lëshuar një mesazh domëthenes për zhvillimin e Shkodrës.

Në një intervistë për Star Plus, Di Bello, është shprehur së rajoni i Shkodrës ka resurse të mëdha për zhvillimin e ekonomisë, por duhen gjetur mundësitë dhe strategjitë e duhura, për të arritur suksesin. Ai i është referuar suksesit të ekonomisë italiane vite më parë, një traditë që po synohet të përfshihet edhe ne Shqiper. Di Bello, ishte ne Shkodër me ftesë të Këshillit të Qarkut të Shkodrës, si pjesmarrës në konferencën për zhvillimin ekonomik të Rajonit të Shkodrës ku Italia, do të jetë pjesë dhe faktor mbështetës për Qarkun Shkodër për thithjen e projekteve të ardhshme ne Bashkimin Europin.

Artikulli paraprakFAMILJA ÇON NË VEND ËNDRRËN E ERGIT PAS VDEKJES
Artikulli tjetërTEMALI, ME GODINË TË RE BRENDA PAK JAVËSH