Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, u ka bërë një thirrje italianëve, të cilët janë ende në Ukrainë dhe nuk duan ta lënë atë.
“Largohuni nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri i ftuar i “Che tempo che fa” në Rai 2.
“Është e qartë se Putini po e humbet këtë luftë. Ai u detyrua të largohej nga Veriu, por kjo nuk duhet të na bëjë të mendojmë se ai do të ulë intensitetin e luftimeve. Është pikërisht e kundërta, ndoshta Putin do të rrisë agresionin”.