Përgjatë muajit janar, shifrat përsa i përket rasteve të reja me Diabet në Shkodër kanë shkuar deri në 60 raste, me një mesatare ditore prej dy rastesh.

Trendi është i stabilizuar por ka rritje të konsiderueshme për rastet e reja. Shifrat e larta mund të jenë të lidhura edhe me festat e fundvitit, në të cilat edhe mundësia për teprimin me sheqerin është më e madhe. Shumica e ekzaminimeve sipas mjekut endokrinolog, Ermir Nelaj, është rastësore apo përmes check up-it. Shifrat duken alarmante përsa u përket numrave, por janë pozitive përsa u përket ekzaminimeve pasi zbulojnë sëmundjen për t’a kaluar në stadin e radhës të kontrollit të vazhdueshëm.

Diabeti është një sëmundje që prek në shumicën e rasteve moshat e mëdha, por në vitet e fundit nuk munhpjnë rastet në moshat 35 apo 40 vjeçare

Artikulli paraprakARMAND DUKA SËRISH PRESIDENT I FSHF
Artikulli tjetër“KARNAVALET NË TEPSI”, RIKTHEHEN NË SHKODËR