Muaji nëntor i është kushtuar diabetit. Tema kryesore e përzgjedhur për këtë vit është Diabeti dhe Familja. Pikërisht kjo temë është trajtuar mbrëmë në emisionin “Shendeti” në Star Plus nga gazetarja Sabina Shelegu, me mjekun endokrinolog Ermir Nelaj.

Mjeku specialist tha se personat më të prekur nga diabeti janë moshat mbi 45 vjec, personat mbi peshë dhe ato persona me histori familjare

Teksa bëri të ditur se si duhet ti kuptojmë simptomat , sipas mjekut Nelaj ndërhyrja në kohë është thelbësore për diagnozën e hershme të sëmundjes.

Sipas statistikave në Shqipëri shifrat e diabetit janë rritur, ku janë rreth 80 mijë diabetikë të diagnostikuar. 14 nëntori është dita botërore e diabetit ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për ndergjegjësimin e qytetarëve.

Artikulli paraprakSI TI DALLOJMË KARTËMONEDHAT E REJA?
Artikulli tjetërSHKODËR, MYFTIU SYTARI MESAZHE PËR FAMILJEN