Sëmundja e diabetit tek fëmijët është kthyer në një shqetësim, i cili rezulton se ka rritje jo të vogël në vitet e fundit. Tek fëmijët kjo sëmundje është në dy lloje, dhe secila prej tyre kërkon një kujdes të veçantë.

Mos ekzaminimi në kohë është një problem që mund të rëndoj shëndetin e fëmijës. Sipas mjekut endokrinolog, Ermir Nelaj, diabeti tek fëmijët ka ekzistuar edhe më parë, por vitet e fundit njeh shtim në numër.

Nelaj shprehet se fëmijët sot janë të privuar shumë nga aktivitetet fizike dhe lojërat dhe të apasionuar pas aparateve teknologjike. Me jetë sedentare dhe pa lëvizje diabeti ka shance të mëdha të zhvillohet. Gjithashtu, mënyra e të ushqyerit duhet të jetë e shëndetshme, larg konservuesve apo të të ashtëquajturit “ushqim i shpejtë”.

Mendohej se diabeti ishte një sëmundje që tashmë u përkiste vetëm moshave madhore, por kjo nuk është e vërtetë. Vëmendja për të duhet të jetë maksimale që në vegjëli. Diabeti është një sëmundje që njeh rritje në të gjithë moshat.

Artikulli paraprakBËRDICË, 40 FAMILJE PA NDIHMË EKONOMIKE
Artikulli tjetër“KAMPIONATI I PINGPONGUT 2018”