I dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak thotë se nëse nuk ka Asociacion, atëherë nuk ka marrëveshje.

Në një intervistë për televizionin serb ka folur për parakushtet për zbatimin e planit që mund të sjellë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Miroslav Lajçak tha se propozimi i BE-së flet për normalizim, jo ​​për një lloj kapitullimi.

“Nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje. Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, tha Lajçak.

Në takimin në Ohër, synohet të arrihet një marrëveshje që ka mbështetje nga BE-ja. Lajçak ndodhet në Beograd prej ditës së djeshme ndërsa sot do të vijojë bisedimet me presidentin e Serbisë.

Artikulli paraprakFATI I PD KALON SËRISH NË DORËN E CELIBASHIT, SOT NË 16:00 VENDOS NËSE DO REGJISTROHET NË ZGJEDHJE
Artikulli tjetërELBASANI BËN BASHKË RAMËN E BERISHËN. FUSHATË DHE URIME NË DITËN E VERËS