I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për hapat e dialogut Kosovë-Serbi. Në një postim në rrjetin e tij social Twitter, Lajçk është shprehur se mezi pret një bashkëpunim të ngushtë me Escobar.
“Harta e hapave të mëtejshëm në dialog me kolegun dhe mikun tim amerikan nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Escobar. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak ka zhvilluar edhe me herët një takim me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin, me të cilin gjithashtu ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.