Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak.

Pas takimit me Kurtin, dy zyrtarët europianë do ta presin presidentin serb Vuçiç. Ndërkaq, pason një takim i përbashkët mes dy zyrtarëve europianë dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiçit si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Artikulli paraprak“PREMTIMI I RAMËS PËR VOTËN E DIASPORËS, GËNJESHTËR”, PD: 3 MARSI FTESË PËR SHQIPTARËT E MËRGATËS!
Artikulli tjetërKREDITIMI I EKONOMISË NË VLERËN 16.5 MILIARDË LEKË NË JANAR