Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve do të mbahet me 18 mars në Ohër. Lajmi është konfirmuar për Radio Evropa e Lirë nga një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e propozimit evropian. Pala evropiane shpreson që në këtë takim liderët e dy vendeve të bien dakord për një aneks të planit që përfshin një kalendar të qartë se kur duhet të përmbushen të gjitha elementet e marrëveshjes.

Diskutimi për propozimin evropian konsiderohet i mbyllur për palën evropiane pasi Kurti dhe Vuçiç janë pajtuar në takimin e mbajtur më 27 Shkurt në Bruksel.

Artikulli paraprakMASAKRA ME TRE GRA TË VRARA NË TIRANË, PROTESTË PARA MINISTRISË SË DREJTËSISË: NUK DUAM TË JEMI VIKTIMAT E RADHËS
Artikulli tjetërKRITIKA TË ASHPRA PËR MARRËVESHJEN E BRUKSELIT: A PO POZICIONOHEN KUNDËR PLANIT EVROPIAN PARTITË OPOZITARE NË KOSOVË?