I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë takuar këtë të mërkurë në Forumin Ekonomik në Davos. Në një postim në Twitter, Lajçak ka zbuluar zbuluar detaje nga takimi. Ai theksoi se me kreun e qeverisë së Kosovës, veç të tjerash kanë pasur një diskutim të thelluar për hapat e ardhshëm në dialog në mënyrë që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak pritet që gjatë kësaj jave të vizitojë Prishtinën.

Artikulli paraprakPO TENTONIN TE KALONIN PERROIN, MAKINA ME 5 PERSONA BLLOKOHET NE MES TE UJIT
Artikulli tjetërSHEFI I OKB-SË PARALAJMËRON PËR KRIZAT E SHUMTA GLOBALE