Një 16 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në litar në kasollen e bagëtive.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Zdojan Dibër dhe është gjetur nga i vëllai. Më pas familjarët rreth orës 05:30 të mëngjesit të 30 nëntorit kanë njoftuar policinë. Policia e Dibrës informon: “Viktima dyshohet se ishte vetvarur me litar në kasollen e bagëtive dhe është konstatuar nga vëllai i tij. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetvarjes në litar” Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.