ZV.TRAJNERI I VLLAZNISË: NUK E DIMË SE ÇFARË DO TË NDODH SEZONIN E ARDHSHËM. Skuadra e Vllaznisë do të shkojë në Korçë për të arritur një rezultat pozitiv ndaj Skënderbeut. Kështu shprehet zëvendëstrajneri i kuqebluve Ilir Dibra edhe pse korçarët janë shpallur kampion që javën e kaluar dhe ndeshja e fundit e kampionatit është vetëm për statistikë për këto dy ekipe.
Në prag të mbylljes së këtij sezoni zëvendëstrajneri Dibra thotë se ende asgjë nuk është e qartë se çfarë do të bëhet me Vllazninë gjatë sezonit të ardhshëm. Dibra shprehet se kjo do të shihet pas ndeshjes me Skënderbeun. Vllaznia e mbyll këtë sezon në vendin e 7-të duke mos rrezikuar rënien nga Superliga por nga ana tjetër ndryshe nga çfarë u premtua në fillim të kampionatit nuk u arrit objektivi për daljen në Kupat e Europës.