Në 5 bashkitë e qarkut Shkodër ka nisur puna për sezonin turistik, ndërsa edhe këtë vit duket se turistët do të përballen me problemet e vitit të kaluar. Ekspertja e turizmit, Mirajm Dibra, njëkohësh edhe drejtore e departamentit të turizmit në fakultetin Ekonomik thotë se këtë vit puna duhet bërë në 3 drejtime kryesore.
Problem mbetet edhe mungesa e informacionit që kanë turistët duke u nisur nga fakti se ende nuk kemi shërbime të certifikuara me yje.
Ky sezon turistik duket se ka nisur herët, pasi prej disa kohësh është rritur edhe numri I turistëve të cilët po vizitojnë Shkodrën. Ndërsa sfida për këtë vit është që të kemi turizëm vjetor, jo sezonal siç ka qenë deri tani.