STAFI TEKNIK BESON TEK SUKSESI I RADHËS, PAS FITORES ME PARTIZANIN. Vllaznia është duke vijuar tashmë qetësisht përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut.

Me staftin teknik tashmë të plotësuar, situate duket mëse komode dhe lojtarët vetë kanë një qetësi të cilën nuk e kishin me trajnerin Italian. Pikërisht zëvendës trajneri Ilir Dibra, ndonëse ka pak ditë që u bë pjesë e skuadrës, shikon një motivim dhe përqendrim maksimal të lojtarëve. Vllaznia do të luajë në fundjavë ndaj korçarëve, ku do të kërkohet ruajtja e rezultateve pozitive. Natyrisht nuk do të jetë një ndeshje e lehtë por me të rinjtë që mund të aktivizohen do të kërkohet një tjetër përformancë e mirë si ndaj Partizanit. Ndërkohë me interes pritet se si do të jenë lëvizjet e tjera në formacionin kryesorë të ekipit nga trajneri Luan Zmijani.

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/JKvodxK73_0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakHISTORIKE, SEANCA PLENARE ZGJAT 16 MINUTA
Artikulli tjetër“RAMA IK! META IK!” THIRRJA E DEMOKRATËVE NË PROTESTË