Diego Costa do ta linte Chelsea-in vetëm për Atleticon e Madridit. Futbollisti i Chelsea më në fund ka folur dhe fjalët e tij duket se janë një kërkesë ndaj ekipit spanjoll për tu rikthyer edhe një herë në Primera Division.

28 vjeçari që ka mbajtur peshën e sulmit tek londinezët ka shuar kështu thashethemet, mediatike dhe jo vetëm. “Është vetëm një skuadër që mund të largojë nga këtu” ka thënë braziliani gjatë një intervistë dhe ky është ish ekipi i tij për të cilin luajti deri 4 vite më parë. Ai ka shprehur në këtë mënyrë gatishmërinë për tu rikthyer në Spanjë.

Në këtë moment tregu është i hapur. Të vetmit për tu bindur janë drejtuesit e Chelsea, por duke qenë se prevalon dëshira e futbollistit, në të tilla raste, Chelsea mund të pranojë ofertë vetëm nga spanjollët për momentin, sigurisht nëse ajo do të ishte e kënaqshme.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 29 MAJ 2017
Artikulli tjetërTOTTI LARGOHET NGA ROMA, EMOCIONE DHE LOT NE OLIMPICO