Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta me origjinë jugore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bënë me dije se Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare kryesisht nga orët e paradites deri në mesditë. Më pas mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugor dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 11/24 Diell

Kukës 11/20 Diell

Lezhë 13/22 Diell

Dibër 7/18 Diell

Durrës 14/26 Diell

Tiranë 14/25 Diell

Elbasan 14/26 Diell

Berat 14/27 Diell

Vlorë 13/25 Diell

Korcë 7/20 Diell

Gjirokastër 10/26 Diell

Sarandë 15/26 Diell

Artikulli paraprakFILLIMI I JAVËS JU GJEN ME ENERGJI TË REJA PAS NJË FUNDJAVE TË TRAZUAR, HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetër20 MIJË STUDENTË NISIN SOT VITIN E RI AKADEMIK/ MINISTRJA MANASTIRLIU: SUKSESE NË RRUGËTIMIN TUAJ DREJT DIJES