Masat ajrore nga veriu i kontinentit do të diktojnë mot të kthjellët, por të ftohtë në vendin tonë, vetëm zonat jugore do kenë prezencë të vranësirave të shpeshta duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu. Parashikohet që pasditja të largoj vranësirat nga i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi, kryesisht Verilindor duke sjelle ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri ne 3 ballë.

Artikulli paraprak2009-2020, BERATI DHE TIRANA ME RRITJEN MË TË MADHE TË SHPENZIMEVE MUJORE TË FAMILJEVE, GJIROKASTRA ME RËNIE
Artikulli tjetërEDHE INSTITUTI I VJENËS RISHIKON ME RRITJE ECURINË EKONOMIKE TË SHQIPËRISË MË 2021