Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë në ditën e fundit të 2024.

Më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Artikulli paraprakDITA E DUHUR PËR TË SHPREHUR MIRËNJOHJEN PËR ATA QË KANË QENË GJITHMONË PRANË JUSH, HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërNË VIGJILJE TË VITIT TË RI/ KRYEMINISTRI RAMA URON PËRMES ATMOSFERËS NGA BAZA AJRORE E FARKËS