Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Kjo situatë vjen si pasojë e veprimtarisë së një Anticikloni të zgjeruar që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës duke sjell mot të kthjellët dhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit.

Vendi ynë për këtë fundjavë parashikohet me mot të kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare. Gjithashtu në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë për shkak të lagështirës së lartë në këto orë.

Moti ju favorizon për një shëtije me familjen buzë detit apo dhe në mal.

Artikulli paraprakDO TË PËRFITONI NGA TAKIMET E REJA… ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërMARRËVESHJA/ NGA E HËNA RINIS OPERACIONI, EMIGRANTËT NGA ‘VENDET E SIGURTA’ DO TË AKOMODOHEN NË SHQIPËRI