Minimumi i aktivitetit diellor që po verifikohet prej muajsh mund të zgjasë për disa vite. Nëse parashikimet do të jenë të sakta, numri i njollave diellore do të arrijnë në pikën më të ulët në Korrik, gjë që mund të vazhdojë deri në 2023. Pas këtij viti, situata do të përmbyset.
Ciklet diellore zgjasin rreth 11 vjet dhe karakterizohen nga një pakësim dhe rritje të numrit të njollave në sipërfaqen e yllit tonë. Këto njolla janë zona më të ftohta, prandaj dhe duket më të errëta.
Një intensitet më i vogël diellor do të thotë që Toka preket më shumë nga radiacionet kozmike, por një diell me i dobët lëshon edhe më pak rreze ultraviolet, çka sjell ftohje të atmosferës tokësore dhe tkurrje të saj.
Këto të gjitha përkthehen në një periudhë më të ftohte në klime, e karakterizuar nga një numër më i ulët i stuhive dhe uraganeve, por më të fuqishëm.