Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat drejtuese të degëve 1, 3 dhe 4 të Tiranës në selinë blu, ndërsa ka deklaruar se digat e hidrocentraleve në vend janë zbrazur duke shitur energjinë me çmimin më të ulët në treg. Sipas tij e gjithë energjia e prodhuar u shitej qeveritarëve që e blinin lirë dhe e shisnin 2-3 herë me shtrenjtë dhe më pas ndanin paratë me “Belindën, Ramën e hajdutë të tjerë”, duke iu referuar ministres së Energjetikës, Balluku dhe kryeministrit. Berisha u shpreh se qytetarët paguajnë 90 mijë euro çdo ditë si qira për ‘fantazmat’ në Gjirin e Vlorës, të cilët janë kontraktuar pa tender dhe pa garë të hapur sipas tij.
“Të tre digat, Koman, Fierzë Vau i Dejës ishin zbrazur duke shitur me çmimin më të ulët, por çfarë ndodh. E gjithë energjia u shitej matrapazëve qeveritarë që e blinin lirë dhe e shisnin në treg 2-3 herë më shtrenjtë dhe ndanin paratë me Belindën, Damianin e Ramën e hajdutë si këta. Asnjë kilovat/orë nuk ka pasur nevojë vendi të blejë këto vite.
“Në dy vite llogarite vetë sa do paguhen. Kjo zonja që nuk linte ditë pa gënjyer tani nuk del të thotë një fjalë. Sepse është e implikuar vetë. Këto 4-5 vite kanë qenë të turpshme, kur zyrtarë të nivelit të lartë u bënë gjeneratorë të korrupsionit madhor në Shqipëri. Rama bërtet nuk korruptohet Amerika. Amerika jo, por amerikanët korruptohen. Është e zhytur fund në korrupsion. Çfarë e shtyn të mbulojë aferat e Belinda Ballukut tek ato anijet fantazmë që na gjobisin çdo ditën 90 mijë euro. Po të ishte për transparencë… Kam patur një aferë problematike me një nga gjigantët më të mëdhenj të botës.
Kishte firmosur një kontratë për hekurudhën Durrës –Tiranë që në të gjitha variante nuk shkonte më shumë se 10 milionë. Nuk e harroj qëndrimin e ambasadores që më tha se keni të drejtë. Kjo na shkon e bën vizita atje për t’i paraqitur si sukses të investimeve amerikane, një investim korruptiv. Pa tender e garë të hapur nuk mund të ketë asnjë kontratë. Nuk firmos një shtet se këta për të mbushur valixhet me para”, tha ai.