Rreth 10 hektarë ullishte dhe shkurre janë djegur në Kasharaj të Lushnjes.Zjarri nisi në orët e para të mëngjesit në një prej luginave të kodrave të qytetit.
Zjarrfikëset edhe pse kanë qenë në vendngjarje e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.
Ndërsa era po vështirëson shuarjen e flakëve, miliona lekë pasuri e banorëve të zonës në drufrutore janë duke u shkatërruar nga zjarri.Dyshohet se zjarri është aksidental.
Ky është zjarri i parë për këtë vit në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes, pasi nuk ka mbetur edhe shumë gjelberim për shkak se vitin e kaluar zjarret masive bënë që kjo kurorë të zhvishej e të mbetej e shkretë.