Katër automjete janë djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Ngjarja është regjistruar pranë vendit të quajtur “Bexhisteni” në hyrje të qytetit, ndërsa mësohet se 2 prej makinave janë djegur plotësisht ndersa dy tjerat jane pjesërisht.Sipas informacioneve, zjarri iu vu me qëllim “Audit A6” së parkuar në përdorim të shtetasit me iniciale G.D. Duke qenë se makinat ishin të parkuara nga flakët janë përfshirë edhe 3 automjete të tjera. Kanë qënë banorët e zonës ata që kanë identifikuar zjarrin dhe kanë njoftuar zjarrfikësen për të vënë situatën nën kontroll.

Dyshohet se “shenjestra” ka qenë makina tip ‘Audi’ i shtetasit me iniciale G.D, i arrestuar në vitin 2016 për tentativë vrasjeje.Ne njoftimin e policise thuhet se

“Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D, ndrërsa automjetet tip Volkswagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M., janë djegur pjesërisht.

Nderkohe, vijojnë veprimet hetimore duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Artikulli paraprakEKSPOZITA E PASHK PERVATHIT: MË KISHTE MUNGUAR SHKODRA
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET “VOGËLUSHJA DHE QYTETI I VUAJTJES”