Pesë banesa janë djegur nga një zjarr i rënë në fshatin Golem të njësisë Rrethina. Disa prej anëtarëve të familjes Sula ndodheshin brenda shtëpisë në momentin kur ra zjarri. Efektivët zjarrëfikës shpëtuan kryefamiljarin dhe një fëmijë të porsalindur…..
Edhe për familjen Fikaj, dëmi për shkak të djegies së banesës së tyre nga zjarri është i konsiderueshëm.
Tri familjet e tjera që iu dogjën shtëpitë ndodhen në emigrim. Shkak i zjarrit mendohet të jetë ndonjë shkëndijë elektrike megjithatë grupi hetimor po punën për të nxjerrë shkaqet e plota. Menjëherë pas zjarrit, zjarrëfikëset e Shkodrës mbërritën me shpejtësi duke shuar flakët por pavarësisht kësaj dëmi që u shkaktua është i konsiderueshëm.