Dy automjet janë djegur në Sarandë, pak pas mesnatës midis të dielës dhe të hënës.

Sipas Policisë, mësohet se, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Daimler Crysler”, në pronësi të shtetasit A. P., si dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetases V. F.

Policia saktëson se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 15. 10. 2018, rreth orës 02:20, në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Daimler Crysler”, në pronësi të shtetasit A. P., si dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”,

në pronësi të shtetases V. F. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Artikulli paraprakPËRLESHJE E DHUNSHME , IDENTIFIKOHET SHQIPTARI QË QËLLOI
Artikulli tjetërPROKURORIA PUSHON HETIMET PËR KRYEMINISTRIN RAMA