Tropojë – Digjen dy banesa në Margegaj, familjet në vështirësi ekonomike
Në fshatin Margegaj të Tropojës digjen dy shtëpitë e familjeve Shpend Toska e Përparim Toska. Në mesin e natës në kullën e Toskajve ka rënë një zjarr i cili është përhapur me shpejtësi. Familjarët kërkojnë ndihmë nga qeveria, shoqatat, biznesi apo individ të ndryshëm pasi dimri po troket. Familjet Shpend e PërparimToska përbëhen nga 16 pjesetarë që jetojnë me ndimë ekonomike dhe janë të papunë. Ata kanë vetëm 1 dylym tokë dhe asnjë bagëti. Gjendja e tyre është e varfër ndërsa sot janë në qiell të hapur.