Dy makina që kanë shpërthyer në flakë në mes të natës kanë vënë në panik banorët e lagjes 24 maji në qytetin e Vlorës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Dyshimet janë se zjarri i është vënë njërit prej mjeteve, por aksidentalisht ka marrë flakë edhe mjeti tjetër ngjithur me të.

Policia është duhe hetuar dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhet në zonë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Policia e Vlorës ka identifikuar se cilët ishin pronarët e dy mjeteve që u dogjën gjatë natës në Vlorë, në orën 4:05 në lagjen “Lef Sallata”.

Policia tha se në një parkim në anë të rrugës kamarrë flakë automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të një kompanie transporti, por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht.

Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër ngjitur me të tip “Renault” në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht.

Po kryhen hetimet për përcaktimim e shkakut të rënies së zjarrit

Artikulli paraprakITALIA DO TË KTHEJË NË SHQIPËRI TË DËNUARIT SHQIPTARË
Artikulli tjetërPRANGOSET 37 VJEÇARI PER ARME PA LEJE, DROGË DHE I DYSHUAR PËR VJEDHJE