Dy makina Mercedes benz janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit. Makinat kanë qenë të parkuara në momentin që janë përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se zjarrëvenia është e qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit, ndërsa sipas policisë të dëmtuara kanë mbetur mjetet me targa AA 432 PL që dyshohet se ka qenë objektiv i sulmit të zjarrëvënies dhe një tjetër mjet e parkuar pranë saj me targa AA 581 JJ.

Njëri prej pronarëve të makinave është inxhinier ndërtimi, i cili merret me projektime, por ende nuk dihet emri i tij. Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë të cilat po i analizon.Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes.

Artikulli paraprakRAMA PËR “SHQIPONJËN”: VULGARITET ME MË SHUMË PROPOTENCË! MË NË FUND U HOQ!
Artikulli tjetërPËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT VIKTOR JUBANI