Digjet autobusi në Divjakë, dyshohet për shkak të konkurrencës
Në Divjakë, autobuzët e linjës Cermë-Divjakë po digjen sapo hidhen në qarkullim. Nuk dihen ende shkaku i këtyre ngjarjeve, por shoferët thonë se kjo ndodh për shkak të konkurencës. Ky është autobuzi i tretë që digjet brenda tre muajve. Dy janë djegur tërësisht, ndërsa autobuzi i tretë pjesërisht. Pronarët e tyre kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, por deri tani nuk janë zbuluar autorët. Djegia e autobuzëve urban të linjës Cermë-Divjakë ka ndezur frikën e shoferëve të kësaj linje. Leonidha Spaho dhe Viktor Prifti, janë shoferët e autobuzëve, i fundit u dogj dy ditë më parë në rreth rrotullimin e Cermës. Dyshimet për djegien e urbanëve sipas tyre, bien mbi konkurencën në treg. Pas djegies së autobuzëve të fundit Porokuroria e Lushnjes ka nisur hetimet ndaj disa shoqatave të linjës së transportit urban që operojnë në zonën Lushnje-Divjakë dhe Cermë-Divjakë. Konkurenca për marrjen e linjës së transportit urban janë dyshimet e vetme edhe të pronarëve të autobuzëve të djegur.