Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit. Automjeti i djegur është i llojit Ford dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas burimeve nga vend ngjarja automjetit i është vënë zjarri, ndërsa ishte i parkuar në oborrin e banesës së një zyrtari të rëndësishëm në këtë qytet.

Paraprakisht konfirmohet se automjeti i përket kryetarit të PS-së Elbasan, Xhevahir Budani. Ai aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet e Elbasanit,Korçës dhe Beratit.

Lidhur me ngjarjen që raportohet se ka ndodhur rreth orës 02:30 nuk ka informacione zyrtare nga policia e Elbasanit.

Artikulli paraprakRAMA URON BESIMTARËT MYSLIMANË: AGJËRIM TË MBARË
Artikulli tjetërFLET PËR HERË TË PARË PRESIDENT I RI I MAQEDONISË SË VERIUT: DO TË JEM PRESIDENT I TË GJITHËVE