NGJARJA PRANË RRETHRROTULLIMIT NË QYTETIN E KOPLIKUT.Automjeti I Inspektorit te Pyjores ne rrethin e Malesise se Madhe, Ardian Hysa, eshte djegur plotësisht mbrëmjen e se dielës. Ngjarja ka ndodhur ne mesnatën e se dielës pranë rrethrrotullimit ne afërsi te qytetit te Koplikut.
Ka qene pikërisht inspektori I pyjores, Hysa I cili është lajmëruar nga persona te tjetër për përfshirjen nga flaket te automjetit te tij foristrade. Ne vendin e ngjarjes kane mbërritur edhe efektive te policisë se Qarkut te Shkodres te cilet kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave te djegies se automjetit. Ardian Hysa, aktualisht punon si inspektor pyjor ne rrethin e Malesise se Madhe dhe kjo dyshohet te jete edhe pista kryesore e hetimeve te ngritura nga policia.Ndërkohe Hysa prej disa vitesh eshte edhe anetare I keshillit te bashkise se Koplikut.