Digjet automjeti i mjekut radiolog në spitalin e Vlorës, Egli Veliu.
Ngjarja ka ndodhur në oret e para të mëngjesit të sotëm në lagjen“15 tetori” të qytetit, rruga “Merjeme Gjomemo”, ku mjeti tip Opel me targa AA 851JN është përfshirë nga flakët. Për pasojë pjesa më e madhe e mjetit është dëmtuar. Policia e Vlorës ka mbërritur në vengjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti është përfshirë nga flakët për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 33-vjeçari Egli Veliu është mjek ne polikliniken qëndrore, përgjegjës i mamografisë.