Automjeti i një efektivi policie në Lezhe u përfshi nga flaket e zjarrit. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 te paradites të së henës, teksa makina tip “OPEL” Ishte e parkuar në afersi te Drejtorisë Vendore të Policisë. Kanë qenë banore te zones të cilët kane konstatuar flaket dhe kanë njoftuar menjehere zjarrfikesit. Këta të fundit ndërhyne dhe bënë të mundur shuarjen e flakeve pa u përhapur tek automjetet e tjere që ishin te parkuara aty pranë.

Grupi hetimor i cili mbërriti menjehere në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Pak minuta pas ngjarjes, blutë shoqeruan ne komisariat një përson i cili po verifikohet si përson i dyshuar për zjarrvenien në automjetin e efektivit të policisë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË TOROVICË, PLAGOSEN BURRË E GRUA
Artikulli tjetërREZULTATET E MATURËS SHTETËRORE, MESATARJA 7.3