Një banesë është djegur në lagjen “Kryengritja e Fierit”. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në banesën e marrë me qira nga Enver Emini.
Pas njoftimit në vendngjarje shkuan zjarrfikëset, të cilët vunë flakët nën kontroll, duke e fikur zjarrin.
Mësohet se shkak i zjarrit, mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa vec, nuk dëme njerëz.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke evituar rrezikun që flakët të përhapeshin në banesa të tjera. Nga zjarri janë dëmtuar sende elektroshtëpiake.