SIPAS TË DHËNAVE PARAPRAKE MËSOHET SE SHKAK ËSHTË ENERGJIA ELEKTRIKE. flaket e zjarri kane shkrumbuar serish një banese te vjetër ne lagjen g’juhadol te qytetit te Shkodrës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 20-te, kur flaket zjarri kane shkrumbuar banesën e shtetasit Gjovalin Stefa ne qytetin e Shkodrës. Pavarësisht ndërhyrjes se forcave zjarrfikëse gjithçka ka qene e kote, pasi vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi ne te dy katet e banesës, se vjetër shkodrane. Ne vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe kryetari i bashkisë se Shkodrës Lorenc Luka si dhe drejtues te tjerë te institucioneve ne Shkodër, te cilët kane qene ne gatishmëri për te ndërhyre ne ketë zone pasi si shkak i zjarrit, rrezikoheshin edhe banesa te tjera. kjo është ngjarja e dyte qe regjistrohet vetëm brenda pak ditësh ne qytetin e Shkodrës, ku banesa te vjetra po bien pre te djegies se tyre si shkak i luhatjes se tensionit dhe shkëndijës elektrike.