Flaket e zjarrit kanë përfshirë një shtëpi banimi në lagjen Karbunarë në Bashkinë e Lushnjës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kanë qenë të afërmit që kanë vënë re tym nga dritarja në banesë dhe kanë njoftuar zjarrfikësen, e cila ka ardhur me urgjencë për të vënë nën kontroll flakët duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të shtëpisë dykatëshe.

Në momentin e rënies së zjarrit, brenda shtëpisë nuk ka pasur asnjë banor.
Flaket e zjarrit kane shkrumbuar plotësisht orenditë e kuzhinës.

Zjarrfikësit thonë se shkak është bërë lënia ndezur e sobës së druve nga ana e familjarëve.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT QËLLOJNË ME ARMË BASHKATDHETARIN E TYRE DHE E HEDHIN NË LUMË
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 102 KILOGRAME KANABIS, TRE NË PRANGA