Parkun e Kafshëve të egra në ishullin e Kangurëve e kanë përshkruar si ‘Galapagos i Australisë’, strehën e disa specieve të rrezikuara si zogjtë, zvarranikët dhe gjitarët, përfshirë koalat por që tani të gjitha janë ‘pjekur’ në furrën e flakëve që po djegin prej disa javësh Australinë.
Zjarret shkatërruese të ditëve të kaluara iu kanë marrë jetën të paktën 25 personave, kanë vrarë gjysmë miliardë kafshë, shkatërruar 2000 shtëpi dhe djegur mbi 8.5 milion hektarë mijëra pyje me pisha.
Ambjentalistët thonë se për shkak të ndryshimit të klimës, zjarret do të bëhen edhe më të shpeshta dhe ekziston frika se gjithë kafshët endemike dhe speciet bimore të Australisë mund të zhduken përgjithmonë.
Isabella Pratesi, drejtore e programit ‘WWF Italy Conservation’, e cila aktualisht ndodhet në Tasmania, thotë se atje, më shumë se 400 kilometra larg bregdetit Australian, qielli është i mbuluar nga tymi.
Një raport i qeverisë Australiane që daton që nga viti 2009 tregon se “parashikimet e klimës tregojnë se pjesa më e madhe e Australisë jugore mund të bëhet më e ngrohtë dhe më e thatë dhe se tani është i nevojshëm një angazhim i fortë dhe urgjent nga qeveritë e botës për të luftuar ndryshimin e klimës dhe, për të parandaluar që ndikimet të mos jenë edhe më të dhunshme dhe se duhet të kufizohet ngrohja globale në 1.5 ° C dhe emetime zero te CO2 shumë përpara vitit 2050 “.
Zjarret shkatërruese që kanë goditur Australinë javët e fundit dyshohet se janë kryesisht keqdashëse dhe policia ka arrestuar 183 persona duke i akuzuar ata për vendosjen e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor.
Midis të arrestuarve janë edhe 40 të mitur që do të gjykohen nga gjykatat në muajt e ardhshëm.
Shumë prej të arrestuarve do të duhet të përgjigjen për zjarrvënie të qëllinshme dhe rrezikojnë një dënim maksimal deri në 21 vjet burg.
25 persona kanë humbur jetën dhe 8.8 milion hektarë pyje u shkatërruan në zjarret në Auatrali nga shtatori deri sot, një zonë e barabartë me atë të gjithë Austrisë.