Digjet hoteli në bregdetin e Tales

Një hotel është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtës. Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Talës në Lezhë rreth orës 21:30 dhe sipas policisë nuk raportohet për viktima. Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por raportohet se ishte i përmasave të mëdha duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Biznesi i përfshirë nga flakët shërbente si hotel dhe restorant. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Artikulli paraprakSKANDAL SPIUNAZHI ME IMAMËT TURQ NË GJERMANI
Artikulli tjetërZBULOHET NJË PIKTURË E RRALLË DA VINCIT ME VLERË 15 MILIONË EURO