Digjet kabulli elektrik, Lezha prej 20 orësh pa drita

Pjesa më e madhe e qytetit të Lezhës është zhytur në errësirë prej afro 20 orësh. Enërgjia elektrike është ndërperë që prej mesnatës së kaluar dhe nuk është rikthyer ende. Shkak për këtë situatë është bërë një defekt i rëndë në linjen nëntokësore që ende nuk është riparuar. Sipas të dhënave kabulli elektrik që furnizon me energji qytetin ka shpërthyer në flakë pranë Prokurorisë, e kjo ka bërë që të digjet një pjese e kosiderueshme e tij. Gjatë gjithë dites së sotme punonjesit e OSHEE-së në Lezhë kanë punuar për riparimin e defektit, por pa mundur ende që të rikthejnë energjinë elektrike në zonat ku mungon.Kjo ka bërë që në qytet të kumzhijnë gjeneratoret, ndërkohë që mungesa e dritave ka sjelle edhe ndërprerje të ujit të pijshem në pjesen më të madhe të Lezhës. Të penalizuar nga kjo situtë janë me qindra familje dhe biznese, ndërkohë që ende nuk dihet se kur mund të rikthehet energjia elektrike. Kjo nuk është hera e parë që Lezha zhytet në errësire totalë për orë të tëra e kjo vjen përshkak të rrjetit elektrik të amortizuar i cili vijon të sjellë defekte të vazdueshme e ato që po i vuajnë këto pasoja janë qytetaret.

Artikulli paraprakARRESTOHET 4 SHQIPTARË ME 19 KG KOKAINË, MES TYRE EDHE NJË FEMËR
Artikulli tjetërAKSIDENTOI KALIMTARIN, LARGOHET NGA VENDNGJARJA DREJTUESI I MJETIT