SMAJLI: OSHEE ERDHI ME VONESË, NUK KA DËME NË NJERËZ.Kati i dytë i një banese është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perlat Rexhepi” në qytetin e Shkodrës. Një pjesë e shtëpisë në pronësi të shtetasit Alfred Zefi është djegur nga flakët e zjarrit.
Nga sa mësohet shkak është bërë stufa që përdorej për ngrohjen me lëndë drusore. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ka qenë askush. Komandanti i repartit të zjarrfikësve Muhamet Smajli tregon ngjarjen.Dëmet material janë të konsiderueshme.Një problem ka qenë ardhja me vonesë e elektricistëve të Operatorit të Shpërndarjes për të shkëputur korrentin gjë e cila ka ndikuar në përhapjen më të shpejtë të flakëve. Pengesë u bë edhe rruga e ngushtë për mjetet zjarrfikëse. Komandanti Smajli ka edhe një apel.Ardhja me shpejtësi e zjarrfikësve ka bërë që një pjesë e katit të dyte të shtëpisë të shpëtojë nga flakët. Në katin e parë banonin dy shtetase në moshë të thyer që do të ishin rrezikuar nëse flakët do të kishin përfshirë të gjithë ndërtesën.