Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 prilli” në qytetin e Fierit.

Sipas policisë zjarri ra në magazinën e pjekjes dhe ambalazhimit të kafes.Mësohet se flakët kanë shkrumbuar të gjithë stokun e kafes që ndodhej në magazinë. Sipas pronarit të magazinës, Halil Osmani dëmi shkon deri ne 500 mijë euro.

Brenda ambienteve të magazinës ka pasur edhe bombola gazi, por që janë nxjerrë jashtë nga forcat zjarrfikëse.Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë

Në datën 02.09.2018, rreth orës 15:30, në lagjen “16 Prilli”, në magazinën me kafe në pronësi të shtetasit H.O ka rënë zjarr.

Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrëfikës të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakNGACMONTE SEKSUALISHT VAJZËN E DHUNONTE GRUAN, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërKISHA E SHËN SPIRIDHONIT PËRSHIHET NGA FLAKËT