Një magazinë ushqimore u shkrumbua nga zjarri ne krah te autostrades Milot-Thumanë, në Fushë-Gjorm të Kurbinit.Flaket u shfaqen në oret e para të mengjesit të së martës, dhe u përhapen me shpejtësi në të gjithë objektin 1 katesh.
Kanë qenë banor të zonës të cilët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë sinjalizuar policinë dhe shërbimin zjarrfikes.Këta të fundit mbërriten menjëherë në adresen e dhënë dhe bënë të munduar shuarjen e flakeve, pa u përhapur në objekte të tjera përreth.
Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij zjarri, që paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshem.