Kjo është makina që u përfshi nga flakët gjatë natës në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Nënë Tereza’.

Policia bën te ditur se automjeti është një pronësi të Nikollë Prenga, gardian në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës.Nga flakët makina është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që policia po heton në lidhje me ngjarjen.

Burime nga policia thanë se pronari i mjetit ka shprehur dyshimet se ngjarja ka të bëjë me biznesin e tij, një lokal bar, për të cilin thotë se ka patur probleme kohët e fundit.Efektivi i burgut të Shën Nikollit, Nikoll Prenga ka folur pas djegjes së makinës Ai ka deklaruar se ka qenë policia që e ka vënë në djeni të ngjarjes.

Sakaq, Prenga dyshon se zjarrëvënia ka të bëjë me biznesin personal, pasi ka pasur probleme.‘Jam njoftuar nga Policia për djegien e makinës. Kam dyshimet e mia, i kam treguar në polici dhe ndihem i kercenuar familjarisht.

Dyshoj se ngjarja ka të bëjë me biznesin tim që kam pasur probleme kohët e fundit’, është shprehur Prenga.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e plota të zjarrit.

Artikulli paraprakPUNONJËSIT E ISH -FABRIKËS SË DUHANIT 6 MUAJ PA RROGA
Artikulli tjetërSHKODËR, VAZHDON NDOTJA E LIQENIT TË SHKODRËS